PAMJET/ Tornado e fuqishme godet Çikagon, dëme të mëdha materiale dhe panik te banorët

Çikago po testohet nga shiu i shoqëruar nga erëra të forta.

Në qytet të mërkurën, u dëgjuan sirenat për të paralajmëruar banorët për tornadot që do të goditnin qytetin.

Sigal

Të paktën tetë tornado goditën zonën më të gjerë të metropolit amerikan, raportojnë mediat lokale.
Edhe pse sinoptikanët thonë se intensiteti nuk do të jetë aq i madh sa stuhitë që goditën qytetin në fillim të këtij muaji, efektet janë intensive.

Dje, e mërkurë, një tornado me shpejtësi ere që kalon 150 kilometra në orë goditi zonën Elgin në perëndim të Çikagos. Një numër i madh shtëpish u dëmtuan rëndë, megjithëse nuk duket të ketë viktima.