Me ujin që i arrin deri në gjunjë, kryebashkiaku i Venecias ecën nëpër qytetin e përmbytur një ditë pas baticës rekord, e cila arriti kulmin me 187 centimetra.
“E gjithë kjo është efekti i ndryshimeve klimatike”, deklaron ai.
“Një katastrofë. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të fotografojnë dëmet e pësuara për kompensimin. Do shpallim gjendjen e krizës dhe të emergjencës”.
Venecia mund të mbetet për ditë të tëra “peng” i baticave të larta të të jashtëzakonshme, të parashikuara deri të premten. Dy persona humbën jetën në Pellestrina.
“Kemi para syve një shkatërrim apokaliptik dhe total, por nuk po e ekzagjeroj me fjalët. 80% e qytetit është nën ujë, dëme të paimagjinueshme, të frikshme”. Kështu deklaroi Presidenti i Venetos i Lega-s, Luca Zaia, në një lidhje me Mattino 5.
Brugnaro: Dëmet të rënda në San Marco
“Venecia është në gjunjë. Bazilika e San Marcos ka pësuar dëme të rënda ashtu si i gjithë qyteti dhe ishujt. Jemi këtu me Patriarkun Moraglia për të sjellë mbështetjen tonë, por kemi nevojë për ndihmë nga të gjithë për të kapërcyer këto ditë që po na vënë në provë”, shkruan në “Twitter” kryebashkiaku i Venecias Luigi Brugnaro.
Uji nuk ka kursyer Teatrin “La Fenice”, pushtoi zonat e shërbimit duke e nxjerrë jashtë funksionit sistemin elektrik dhe sistemin kundër zjarrit.