Pamje të frikshme, treni merr flakë, shkakton shembjen e urës 100-vjeçare

51

Një tren mallrash ka marrë flakë në Arizona mëngjesin e të mërkurës duke shembur një pjese të urës hekurudhore 100-vjeçare.

Më shumë se 90 zjarrfikës ishin në vendin e ngjarjes në Liqenin e Tempe Town ndërkohë që qielli ishte bërë i zi nga tymi.

“Disa lokomotiva të trenit mbanin lëndë druri, ndërsa të tjerat mbanin materiale të rrezikshme. Një pjesë e mbetjeve nga zjarri ranë brenda në liqen.

Dy lokomotiva përmbanin ciklohexanon, një kimikate pa ngjyra industriale që përdoret si tretës dhe në degëzimin e metaleve.

Një lokomotovë tjetër përmbante një material gome. Asnjë prej cisternave nuk po rridhte”, është shprehur McMahan, zëdhënësi i Unionit të Paqësorit.

Një varkë zjarrfikëse gjithashtu u pa në liqen duke ndihmuar zjarrfikësit. Shoferi i trenit po trajtohet në spital për thithje tymi, por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.