Pamje apokaliptike nga stuhia në Stamboll, qyteti pushtohet nga fenomeni i rrallë natyror (VIDEO)

325
Sigal

Stambolli është përfshirë nga një stuhi e fortë gjatë mesditës së sotme, e cila ka shkaktuar përmbytje në disa lagje të qytetit të madh turk. Momentalisht disa rrugë janë të bllokuara prej ujit, ndërsa ekipet zjarrfikëse janë duke kontrolluar banesat për kafshë apo njerëz të bllokuar nga uji. Meteorologët e kanë shpjeguar këtë stuhi me një fenomen të rrallë natyror që ndodh në këtë zonë. Sipas tyre, ky është sezoni i “super pikave” të shiut, të cilat lëshohen mbi qytet kryesisht në maj dhe qershor, duke shkaktuar reshje si këto të sotmet.