Opozita e pranishme në sallë, në nisjen e seancës së Kuvendit të Kosovës

426
Me pikën e vetme në rendin e ditës atë të ratifikimit të marrëveshjes së stabilizim-Asocimit, ka nisur seanca plenare në Parlamentin e Kosovës.
Ndryshe nga ajo që ishte paralajmëruar, pjesa më e madhe e deputetëve të opozitës është e pranishme në sallë. I pari deputet nga opozita që ka mbërritur në kuvend është Altin Dede, deputet i Vetëvendosjes.
Ndërsa Glauk Konjufca i Vetëvendosjes ka thënë se Qeveria e Kuvendit le t’i kërkojë votat tek Lista Serbe që është partner i saj, raporton Koha.net.
Po ashtu në seancën e sotme, merr pjesë edhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga si dhe kryeministri Isa Mustafa.
Sigal