FOTO/ Shpërthimi tronditës në Beirut, kryeministri libanez shpall të mërkurën ditë zie kombëtare

81

Një shpërthim që ndodhi në Beirut ka shkaktuar të paktën 10 humbje jetë dhe qindra të plagosur. Kryeministri i Libanit, Hassan Diab ka njoftuar se nesër do tw shpallet “ditë zie kombëtare”.

Dëshmitarët në vendngjarje shihen të  frikësuar nga shpërthimi jashtëzakonshëm.

Vendi ku ndodhi shpërthimi ishte një magazinë në të cilën strehoheshin eksplozive, shkruajnë mediat e huaja.

Kryqi i Kuq në Liban është organizuar menjëherë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve. Ndërkohë Presidentit libanez Michel Aoun ka kërkuar takim urgjent me Këshillin Suprem të Mbrojtjes së vendit.

Ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan shpërthimin e fuqishëm i cili të paktën deri më tani raportohet se ka marrë 10 jetë njerëzish.