OKB ngre sërish alarmin për klimën: Pasojat do të jenë katastrofike për njerëzit dhe planetin”

149
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u bëri thirrje vendeve që të bëjnë shkurtime “të menjëhershme, të shpejta dhe në shkallë të gjerë” të emetimeve të gazrave serë.

Sipas Guterres këto veprime duhet të bëhen për të shmangur katastrofat klimatike.

Thirrja e Guterres bëhet përpara një samiti klimatik që fillon muajin e ardhshëm në Glasgou të Skocisë. Në një raport të një sërë agjencive të OKB-së për çështjen e klimës thuhet se ndryshimet klimatike dhe ndikimet e saj po përshpejtohen.

Këto ndryshime janë vetëm fillimi i së keqes që pritet të vijë”, tha Guterres, duke u bërë thirrje qeverive të përmbushin objektivat që dalin nga marrëveshja e klimës e arritur në Paris më 2015.