OKB nderon Emirin e Kuvajtit me “Udhëheqës Humanitar Ndërkombëtar”

462
Sigal

Ambasadori Najeeb Al-Bader konfirmon se, Kombet e Bashkuara nderojnë Emirin e Kuvajtit, me titullin “Udhëheqës Humanitar Ndërkombëtar”, gjithashtu, duke e quajtur Kuvajtin një qendër humanitare ndërkombëtare, e cilësuar si një ngjarje e rrallë në historinë e organizatës. Kombet e Bashkuara organizuan të martën, dt. 9 shtator 2014, në selinë e OKB-së në Nju Jork një ceremoni të rëndësishme, në praninë e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon, për të nderuar Lartësinë e Tij, Emirin e Shtetit të Kuvajtit, Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, me titullin “Udhëheqës i Punës Humanitare Ndërkombëtare”, duke e cilësuar Kuvajtin si një qendër globale humanitare. Kuvajti është një vend relativisht i vogël, por me rëndësi të madhe në drejtim të veprave të tij të bujarisë dhe kontributeve ndaj kombeve dhe popujve të prekur nga luftërat, fatkeqësitë kombëtare dhe krizave ndërkombëtare, siç pasqyrohet përmes vlerësimit ndërkombëtar që i’u bë Lartësisë së Tij, Emirit të Kuvajtit. Me rastin e këtij eventi të rëndësishëm, Ambasadori i Kuvajtit në Tiranë Najeeb A. Al-Bader u shpreh se ky titull pasqyron njohjen ndërkombëtare të Shtetit të Kuvajtit, si shkak i kontributeve të tij të mëdha në fushën humanitare dhe bamirësisë në të gjithë botën, pa dallim race, ngjyre, feje, apo etnie. Ambasadori Al-Bader shprehu kënaqësinë e tij për këtë njohje të Kuvajtit nga OKB-ja, e cila ndikon në rritjen e prestigjit të vendit të tij, pasqyron vlerat e natyrshme dhe praktikën e të parëve në lehtësimin e vuajtjeve, duke siguruar ndihmë për vendet dhe popujt e prekur nga fatkeqësitë, konfliktet apo luftërat, ndërsa theksoi se, veprime të tilla kanë karakterizuar politikën e jashtme të Kuvajtit, që nga pavarësia e saj në vitin 1961. Al-Bader theksoi se, Emiri i Kuvajtit, i cili ka mbajtur postin e Ministrit të Punëve të Jashtme për afro dyzet vjet, si një udhëheqës diplomatik, ka ndihmuar me përkushtueshmëri në prezantimin e iniciativave të shumta rajonale dhe ndërkombëtare, për të promovuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Në këtë kuadër, punimet e dy Konferencave Humanitare Ndërkombëtare, të cilësuara mjaft të suksesshme për Sirinë, u zhvilluan në Kuvajt në vitin 2013 dhe 2014 respektivisht, për të mbështetur sirianët e zhvendosur brenda vendit dhe refugjatët. Kuvajti dha një kontribut të përgjithshëm prej 800 milionë dollarë, nga 3.7 miliardë e shumës totale të të ardhurave, të mbledhura nga konferencat. Ambasadori i Kuvajtit gjithashtu vuri theksin në rolin që ka luajtur Fondi i Kuvajtit për Zhvillimin Ekonomik Arab që nga themelimi i tij 50 vjet më parë, në ofrimin e granteve dhe kredive të buta me vlerë deri në 17.6 bilion dollarë, prej së cilës përfitojnë rreth 103 vende në botë, që është ekuivalente me 1.2% e të ardhurave bruto të Kuvajtit. Al-Bader shpjegoi se Kuvajti jep kontribute vullnetare vjetore për të gjitha organizatat ndërkombëtare humanitare dhe agjencive të saj, duke theksuar se vendi i tij ndjek një politikë humanitare që mbështet organizatat ndërkombëtare në zbatimin e misionit të tyre humanitar. Ai vuri në dukje se vendi i tij është një nga donatorët më të mëdhenj ndërkombëtarë të Kombeve të Bashkuara dhe agjencive të saj, si dhe institucioneve ndërkombëtare, si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK), Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), Fondi Global për Luftën kundër AIDS, tuberkulozit dhe malaries, Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), me qëllimi rritjen e nivelit të humanizmit, promovimin e drejtësisë, barazisë dhe dinjitetit njerëzor, si dhe për të forcuar rolin e Kombeve të Bashkuara dhe agjencive të saj në arenën globale. Me këtë rast, Al Bader shprehu kënaqësinë e tij të thellë, “Unë jam shumë i kënaqur dhe krenar që Kuvajti nën udhëheqjen e Lartësisë së Tij, Emirit Sheikh Sabah Al Sabah ka fituar këtë titull të merituar në rrafshin ndërkombëtar, i cili pasqyron shpirtin e popullit Kuvajtit, në ofrimin e kontributeve të tij në kuadër të thirrjeve humanitare në të gjithë botën, si dhe përkushtimin e treguar nën udhëheqjen e shquar të Emirit të Kuvajtit në ofrimin e ndihmave humanitare, promovimin e paqes, si dhe në partneritet të fortë me Kombet e Bashkuara, për të arritur paqen dhe sigurinë, për ruajtjen e të drejtat e njeriut dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm për popujt në globit dhe gjeneratat e ardhshme që do të vijnë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon u shpreh gjatë ceremonisë: Ne falënderojmë Emirin dhe popullin e Kuvajtit për bujarinë e tyre të jashtëzakonshme ndaj Sirianëve dhe Irakianë në nevojë… Kuvajti ka zgjeruar rrezen e mbështetjes së tij multilaterale humanitare në mënyrë të vazhdueshme, që nga fillimi i krizës në Siri. Në dy vitet e fundit, Kuvajti ka dhuruar qindra miliona dollarë për operacione humanitare, jo vetëm në Lindjen e Mesme, por në Çad, Etiopi,Kenia, Nigeri, Somali dhe Sudan. Udhëheqja dhe financimi Kuvajtit ka shpëtuar dhjetëra mijëra jetë dhe ka nxitur të tjerët për të marrë pjesë në veprim të koordinuar ndërkombëtar. “