OKB, Daçiç: Vështirë të parandalojmë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

424
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë se Serbia është duke e zhvilluar një betejë të vështirë diplomatike për të parandaluar pranimin e Kosovës në UNESCO.
Daçiç i cili po merr pjesë në sesionin e 70-të jubilar të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, sipas mediave serbe, ai dje është takuar me ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të UNESCO-s, të cilëve u ka thënë se trashëgimia kulturore serbe në Kosovë ndodhet në një gjendje shumë të rëndë, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, pavarësisht kësaj, Daçiç tha se e ka të vështirë të pengojë pranimin e Kosovës në këtë organizatë të themeluar nga OKB, pasi sipas tij shumica e vendeve anëtare të UNESCO-s, janë vende që tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, dhe rrjedhimisht do ta mbështesin edhe anëtarësimin.
Sigal