OBSH paralajmëron Afrikën: Merrni masat për koronavirusin

306
Sigal

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar Afrikën të marrë masat për t’u përgatitur për koronavirusin.

Deri tani kontinenti afrikan ka dy raste me koronavirus, një në Egjipt disa javë më parë por që u shëruar pas trajtimit si dhe një në Alergji i cili ishte një person që kishte udhëtuar nga Italia.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi dhe sidomos në katër vende kyçe, Kinë, Kore e Jugut, Iran dhe Itali.

Deri tani vetëm dy raste në Afrikë teksa OBSH i bën apel vendeve afrikane të rrisin gatishmërinë për të izoluar menjëherë rastet e para pasi Afrika njihet se një qendër epidemish.