Obama: Pakti ndërkombëtar i pret rrugët Teheranit për prodhimin e bombave

409
Marrëveshja ndërkombëtare për të kufizuar programin bërthamor të Iranit i pret të gjitha rrugët Teheranit për prodhimin e një bombe. Me këto fjalë e ka mbrojtur presidenti amerikan Barak Obama paktin për të kufizuar programin bërthamor të Iranit, gjatë një fjalimi që mbajti në Universitetin Amerikan në Uashington.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë e konsideroi paktin si marrëveshjen më të fortë të arritur ndonjëherë dhe apeloi për të gjithë ligjvënësit mosbesues në Kongresin amerikan ta miratojnë marrëveshjen, muajin e ardhshëm.

Sipas Obamës nëse Kongresi e refuzon marrëveshjen, ky vendim “do të përshpejtonte” mundësinë që Irani të ndërtojë një bombë, në një kohë kur monitorimi i aktiviteteve të Teheranit është i kufizuar. Ndërkaq Kryesuesi i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, ka paraqitur tashmë legjislacionin me të cilën kundërshtohet marrëveshja bërthamore ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, me pretendimin se dispozitat për të verifikuar nëse Irani po e zbaton apo jo marrëveshjen janë tepër të dobta. Por zëdhënësi i presidentit Obama, tha se Shtëpia e Bardhë beson se mund ta ruajë të drejtën e vetos “së paku në Dhomën Përfaqësuese”. Marrëveshja e ndalon Teheranin të ndërtojë një armë bërthamore në shkëmbim të heqjes së sanksioneve perëndimore dhe të OKB-së që e kanë paralizuar ekonominë e Iranit.
Sigal