Obama i kërkon Britanisë së Madhe të qendrojë në Bashkimin Evropian

424
Presidenti amerikan, Barack Obama i kërkoi Britanisë së Madhe të qendronte në Bashkimin Evropian, në një intervistë për BBC-në, ndërkohë që populli britanik do të shprehet për çështjen e referendumin deri në fund të vitit 2017. “Të kesh Britaninë e Madhe në Bashkimin Evropian na jep më shumë besim në forcën e unionit transatlantik”, deklaroi presidenti amerikan në këtë intervistë për stacionin publik britanik. “Ne dëshirojmë të sigurohemi që Britania e Madhe të ruajë influencën në skenën ndërkombëtare”, shtoi ai. Presidenti amerikan e cilësoi Bashkimin Evropian si gurin themelor të institucioneve të krijuara pas Luftës së Dytë Botërore që ka mundësuar një botë më të sigurt dhe më me prosperitet. Kryeministri konservator, David Cameron premtoi organizimin deri në fund të vitit 2017 të një referendumi për mbajtjen e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian.
Sigal