Obama dhe Kryeministri Japonez vizitë në Pearl Harbour

422
Sigal

Në vizitën historike
në portin Pearl Harbor, Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka shprehur
ngushëllime për 2.300 viktimat që humbën jetën më 7 dhjetor të 1941 si pasojë e
sulmit të ushtrisë japoneze, teksa bëri edhe njëherë thirrje për paqe në mënyrë
që ngjarje të hidhura nga e kaluara siç janë luftërat botërore, të mos
përsëriten në të ardhmen. Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, Abe nuk kërkoi
falje për sulmin, por dërgoi lutje për ata që ai i quajti viktima të pafajshme.
Ndërsa presidenti Obama, e falenderoi Kryeministrin e Japonisë për vizitën dhe
fjalët e tij. “Ju falenderoj për fjalët e ngrohta dhe për praninë tuaj këtu.
Kjo është një vizitë historike e cila simbolizon fuqinë e pajtimit dhe aleancës
mes Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë. Një shenjë e fortë kjo se plagët më të
thella të luftës mund t’i hapin rrugën miqësisë dhe paqes”, tha Obama në fjalën
e tij. Gjatë vizitës në Pearl Harbour, Shinzo Abe bëri homazhe edhe për
viktimat duke vendosur kurora me lule në memorialin e viktimave. Vizita e Kryeministrit
të Japonisë në këtë port, erdhi vetëm disa muaj pas Obama vizitoi memorialin e
viktimave të Hiroshimës.