Nuk miratohet për 3 vota, kërkesa për anëtarësimin e Kosovës në UNESKO

484
Është rrëzuar kërkesa e Kosovës për t’u pranuar në UNESCO, pasi i duheshin edhe 3 vota për tu bërë pjesë e kësaj organizate. Nga 142 vende pjesëmarrëse në votim , 92 votuan pro, ndërsa 50 kundër. Ndërkohë shteti i Kosovës duhet të merrte 95 vota.
Disa prej vendeve që votuan pro dhe kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Disa prej vendeve anëtare abstenuan, ndërsa kishte edhe anëtare që nuk ishin të pranishme.
PRO
Maqedonia
Franca
Italia
Mali i Zi
Zelanda e Re
Pakistan
Panamaja
Portugalia
Repiblika Domenikane
Çekia
Tanzania
Anglia
Hollanda
Senegal
Siera Leone
Sllovenia
Somalia
Zvicra
Çad
Tajlanda
Afganistan
Shqipëria
KUNDER
Paraguai
Maroku
Kongo
Serbia
Sllovakia
Sudan
Sudani i Jugut
Sri Lanka
UNESCO rrëzoi kërkesën e Serbisë
Këshilli i UNESCO-s ka rrëzuar propozimin e Serbisë për të shtyrë anëtarsimin e Kosovës.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi në një postim ne FB tha se u rrëzua propozimi rus dhe serb.
“U fitua një betejë procedurale për Kosovēn në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s. U rrëzua propozimi rus dhe serb për shtyrje”
Për kërkesën e Serbisë kanë votuar 170 anëtarë, 59 ne favor, 89 kunder 22 abstenime, ndërsa 16 anëtarë kanë munguar.
Gjatë votimi u duk qartës se Fuqitë e Mëdha mbështetën kërkesën kosovare për anëtarësim, ndërsa Rusia është shprehur në mbështetje të Serbisë.
Serbia kërkon të shtyhet anëtarësimi i Kosovës
Në Paris, ku po zhvillon punimet Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, në rend dite është caktuar votimi për pranimin e Kosovës në këtë organizatë dhe që prej orës 11:30 po diksutohet për vendimin qe do merret për Kosovën.
UNESCO ka 195 anëtarë dhe për të siguruar anëtarësimin Kosovës I duhet të sigurojë 2/3 e votave të anëtarëve të pranishëm në sallë.
Petrit Selimi, zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, i cili po qëndron në Paris, ka thënë se Kosovën sot e pret një sfidë, me gjasa reale mjaft pozitive.
Pala kosovare me ndihmën e Shqipërisë, SHBA-së, por Gjermanisë dhe shteteve të tjera po lobojnë për të bindur vendet anëtare se Kosova meriton të anëtarësohet në këtë organizatë, duke dhënë garanci për mbrojtjen e manastireve të Kishës Ortodokse serbe.
Në anën tjetër, zyrtarët serbë kanë kërkuar që çështja e pranimit të Kosovës në UNESCO të shtyhet deri në vitin 2017 dhe të jetë pjesë e diskutimeve mes Kosovës dhe Serbisë, në dialogun në Bruksel.
Po ashtu Serbia pretendon se objekte të “trashëgimisë kulturore serbe” janë shkatërruar në Kosovë pas fushatës së NATO-s.
Por Gjermania, Britania dhe SHBA kanë refuzuar kërkesën e Serbisë, ndërsa Rusia, Argjentina dhe Kuba mbështesin Serbinë.
Sigal