“Nuk më plas për paratë, buxheti vlen më pak se jeta”, guvernatori i Venetos: Do t’iu bëjmë tamponë të gjithëve

370
Sigal

Koronavirusi  ka “gjunjëzuar” Italinë prej më shumë se tre javësh u ka marrë jetën mbi 2000 viktimave dhe ka infektuar mbi  28 mijë të tjerë.

Përveç Lombardisë, ndër zonat me përhapjen më të madhe të koronavirusit është edhe Veneto, ku institucionet përkatëse atje në përpjekje të shmangies së përhapjes më të gjerë të COVID-19  po synon t’iu bëjë tampon të gjithë qytetarëve, pasi është  mënyra më e mirë në këto ditë të vështira ku virusi po përhapet shumë shpejt.

“Qëllimi është të gjurmojmë këdo që është pozitiv për Covid-19, në veçanti njerëzit e ashtuquajtur “asimptomatikë” të cilët, duke mos u izoluar, vazhdojnë të përhapin virusin. Edhe nëse gjej vetëm një rast pozitiv do të thotë që do të kem 10 të infektuar më pak.”, deklaroi guvernatori i Rajonit  të Venetos, Luca Zaia

Gurvenatori Zaia ka thënë se pavarësisht investimit të shumë parave për tamponët  është një strategji e mirë për t’u përballur me koronavirusin.

“Nuk më intereson shumë buxheti vlen gjithmonë më pak se jeta e bashkëqytetarëve të mi. Mos më bëj të them se nuk më plas për paratë, por me pak fjalë ne e kuptojmë njëri-tjetrin. Të gjitha me shpenzimet tona”. Dhe për të përmbushur nevojën për teste që “kompanitë i shpërndajnë me pikatore, ne do t’i bëjmë ato në shtëpi”.-ka thënë ai.