Nuk lejohet të luajnë me bikini, nënkampionet e botës bojkotojnë turneun në Katar

178
Sigal

Dy sportiste gjermane të skuadrës së volejbollit në plazh, Karla Borger dhe Julia Sude, kanë deklaruar se do të bojkotojnë një turne që do të mbahet në Katar muajin e ardhshëm, pasi aty nuk u lejohet të luajnë me bikini, por duhet të veshin pantallona dhe bluze të gjatë.

“Ne shkojmë atje për të bërë punën tonë dhe nuk na lejohet të veshim rrobat e punës”, tha Borger për radion gjermane “Deutschlandfunk”. “Ky është i vetmi vend dhe i vetmi turne ku qeveria na thotë si të bëjmë punën tonë”.

Katari do të mirëpresë Botërorin e Volejbollit në Plazh, për herë të parë, por për shkak të rregullave strikte mbi veshjen, dy nënkampionet e botës kanë vendosur ta bojkotojnë. Federata Botërore e Volejbollit në Plazh ka thënë se e respekton vendimin e Katarit, bazuar mbi kulturën dhe traditat e vendit pritës.

Por gjermanët thonë se Katari ka lejuar më parë sportiste femra të garojnë me bikini.