“Nuk ka asgjë të përbashkët mes Kosovës dhe Katalonjës. Ju shpjegoj arsyet”

544
Blerim Shala, këshilltar i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar në Info Magazine të Klan Kosova, situatën e fundit në Katalonjë, ku kjo krahinë ka shpallur pavarësinë nga Spanja.
Sipas Shalës, të gjithë ata që mundohen ta krahasojnë rastin e Katalonjës dhe shkëputjen eventuale nga Spanja me rastin e Kosovës e kanë gabim, pasi këto dy situata janë të pakrahasueshme.
“Nuk ka asgjë të përbashkët mes Kosovës dhe Katalonjës”, pohoi Shala. “Janë situata komplet të ndryshme historike dhe politike për nga begraundi”. Shala është shprehur i bindur se situatës së komplikuar Kataluno-spanjolle do t’i gjendet zgjidhja disi. “Besoj se në fund do të gjendet zgjidhje për këtë çështje”
Sigal