“Nuk ia uroj as armikut”, infermieria tregon transformimin që pësoi nga puna në spitalin Covid

263
Sigal

Një infermiere ka treguar, me anë të një postimi në Twitter, tregoi se si nisi “udhëtimi” i saj në luftimin e koronavirusit, dhe si ka shkruar deri më tani.

Kathryn, e cila filloi të punonte si infermiere në Tenesi tetë muaj më parë, ndau dy fotografi në Twitter ku tregonte transformimin që i kanë bërë kushtet e vështira në të cilat punon.

Në foton që ndodhet në të majtë, ajo shfaqet duke i buzëqeshur kamerës, imazhi i dytë pastaj tregon një realitet tjetër. Kathryn duket e rraskapitur pas një turni 12 orësh në fundjavë, ndërsa në fytyrë i dallohen shenjat e lënë nga pajisjet që e mbrojnë nga Covid-19.

Të dyja fotografitë tani janë bërë virale, ndërsa postimi ka marrë mbi 850,000 pëlqime dhe 78,000 retweets.

Bashkë me fotot, infermieria i bëri thirrje publikut të merrte seriozisht pandeminë, duke paralajmëruar se nuk do t’ia uronte virusin “as armikut të saj më të keq”.