Nju Jorku, epiqendra e koronavirusit në SHBA, numri i viktimave arrin 9385

276
Sigal

Nju Jorku mund të quhet tashmë epiqendra e pandemisë COVID19 në SHBA.

Numri totali rasteve të konfirmuara është 188.694, ndërkohë që rekord ka shënuar edhe numri i vdekjeve, që ka kapur shifrën 9385.

Guvernatori Andreu Cuomo ka raportuar shifrat, ndërsa nuk ngurroi ta cilësojë këtë që po ndodh, me “një tragjedi të përafërt në përmasa me atë të 11 shtatorit”.

Sipas tij, cituar nga mediat e huaja, “Kjo është vërtetë një tragjedi”.

Ai ka thënë se në kushte të tilla ata janë si një familje që po vuan.

“Në total, në Nju Jork, kanë humbur jetën nga koronavirusi saktësisht 9385 persona”- ka thënë ai, duke apeluar për ndërgjegjësim më të madh