Njihuni me vajzën e parë me sindomën Down, që fitoi konkursin ndërkombëtar të bukurisë

489
Sigal

Një 19-vjeçare është bërë modelja e parë me sindromën e Down që ka fituar një konkurs ndërkombëtar të bukurisë.

Kate Grant mori çmimin më të lartë ‘Teen Ultimate Beauty of The World’ në konkursin embajtur në Portadoën, Irlandën e Veriut, e cila feston diversitetin.

Në event janë tre kategori për fëqmijë, adoleshentë dhe për ato mbi 20-vjeç, si edhe është i hapur për këdo pa marrë parasysh peshën, gjatësinë ose statusin martesor.

Ajo gjithashtu mbështet Fondacionin Make-A-Wish, një bamirësi që ndihmon përmbushjen e dëshirave për fëmijët me gjendje të rrezikshme për jetën.

40 kandidatë nga e gjithë bota morën pjesë në këtë konkurs, me Kate që  përfaqësoi vendin e saj të lindjes, Irlandën.

Ajo dëshironte që të bëhej modele që në moshën 13-vjeç.

Kate ka modeluar më parë në Javën e Modës të Belfastit dhe për butiqe në qytetin e saj në Cookstown, Co Tyrone.