“Njëri ngjiste tubin e ballkonit”, denoncimi i vajzës çon në pranga dy shqiptarët në Itali

50

Dy shqiptarë të moshave 28 vjeç dhe 20 vjeç janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen se kanë dashur të vjedhin një apartament në Boero. Ishte një vajzë italiane, e cila ka denoncuar në komisariat se ka vënë re dy shqiptarë, teksa njëri bënte roje e tjetri ngjitej në tub për në ballkon dhe kishin si synim të vjedhin apartamentin raportojnë mediat fqinje. Kur shqiptarët kanë parë se janë diktuar nga vajza e re, kanë ikur me vrap. Mirëpo, përshkrimi i saktë i saj i dy të rinjve nga Shqipëria, ka bërë që karabinierët t’i arrestojnë. Shqiptarët u dërguan në komisariatin më të afërt policor, ndërsa u zbulua se ishin të parregullt në shtetin italian. Ata pritet që të paraqiten në gjykatë, ku do të njihen me akuzat.