Një vajzë e re po ndiente diçka që i lëvizte në fytyrë. Kur e pa veten në pasqyrë u tmerrua!

509
Daniela Liverani është një vajzë 24 vjeçare që ndodhet në Edinburg, Skoci. Asaj i pëlqente shumë të udhëtonte nëpër botë dhe të vizitonte vende ekzotike. Së fundmi ishte në një udhëtim nëpër Azi. Pikërisht aty pësoi një aksident të vogël me motor dhe që atëherë i binte gjak nga hundët pothuajse përditë.
Kur u kthye në Skoci, ajo vuri re se rënia e gjakut sa vinte dhe përkeqësohej. Ajo mund te ndiente që kishte diçka që e shqetësonte në pjesën e hundës por mendonte se ndoshta mund të ishte nga rënia e gjakut. Surpriza ndodhi kur një ditë ndërkohë që po bënte një dush ndjeu një masë ngjitëse që i preku buzët. Kur u pa në pasqyrë, nuk mund t’u besonte syve se nga hunda po i dilte një shushunjë. E frikësuar vajza u nis për në spital. Ndërkohë që doktorët përpiqeshin t’ja hiqnin shushunjën nga hunda ajo përjetonte dhimbje të mëdha kështu që ju desh t’i nënshtrohej operacionit.
Shushunja kishte shumë kohë që jetonte në trupin e Danielës dhe gjatë gjithë kësaj kohe ishte ushqyer me gjakun e saj. Këto krijesa janë parazitë të rrezikshëm që nëse rrijnë për një kohë të gjatë në trup mund të shkaktojnë dëmtime serioze madje dhe vdekjen. Sipas doktorëve, shushunja mund të jetë futur në trupin e Danielës ndërkohë që ka qenë duke notuar ose nga diçka që mund të ketë pirë në Azi. Prandaj ju këshillojmë të bëni kujdes herës tjetër që do udhëtoni.
Sigal