Një tjetër kompani aplikon për vaksinë anti-Covid te fëmijët: Testimet tregojnë efektivitet

222
Sigal

Kompania Moderna aplikoi te autoritetet amerikane për dhënien e autorizimit për përdorimin e vaksinës së saj COVID-19 te adoleshentët 12 deri në 17 vjeç, siç njoftoi të enjten kompania.

Kjo është kompania e dytë, pas Pfizer, që aplikon për miratim për të përdorur vaksinën në këtë grupmoshë në Shtetet e Bashkuara.

Vaksina Moderna konsiderohet më e lehtë për t’u ruajtur dhe do ta bënte më të lehtë për shëndetin dhe pediatrët përpara vitit të ri shkollor në vjeshtë, sipas Reuters.

Vaksinimi i fëmijëve konsiderohet kritik për arritjen e “imunitetit të tufës” dhe ndërsa fëmijët zakonisht kanë simptoma të lehta të COVID, ose janë asimptomatike, ekziston ende një rrezik i lartë për simptoma serioze dhe transmetim të virusit.

Vaksina Moderna është tashmë në dispozicion për qytetarët mbi moshën 18 vjeç në SHBA., BE dhe Kanada.

Muajin e kaluar, provat klinike të vaksinës në 3,782 adoleshentë treguan se vaksina me dy doza Moderna ishte efektive midis moshës 12 dhe 17 dhe nuk u vërejtën probleme serioze.

Më shumë se 7 milion adoleshentë janë vaksinuar tashmë me dozën e parë të vaksinës Pfizer-BioNTech që është aprovuar nga autoritetet amerikane.