Një pagë minimale për këdo, Uellsi teston nismën e dështuar në Finlandë

189
Sigal

Pas Finlandës, Uellsi është vendi i dytë që teston të ashtuquajturën “pagë minimale” për të gjithë qytetarët. Skema e prezantuar në këtë vend do t’u japë të gjithë personave mbi 18 vjeç një shumë të caktuar parash, pavarësisht nëse janë, apo jo në punë.

Të djathtët e cilësuan këtë nismë si të gabuar, nxitëse të dembelizmit dhe që e shndërron vendin në një pjatë të majme majtiste. Kryeministri i Uellsit,, Mark Drakeford tha se një eksperiment i tillë duhet të hartohet me kujdes duke pasur parasysh grupin me të cilin do të punojmë.

“Duhet të jetë eksperiment, sepse nuk është në dorën tonë për ta vënë plotësisht në praktikë. Eksperimenti duhet të krijohet në një mënyrë që të kuptohet se çfarë duhet të bëhet më pas”, tha ai.

Mbështetësit e kësaj nisme thanë se është një mënyrë e mirë për njerëzit e papunë, ose me punë të parregullt, duke u dhënë mundësinë e një pune të re apo mësimit të aftësive të reja.

Mes mbështetësve është edhe Elon Musk. Testimi i pagës minimale u krye në Finlandë me një grup prej 2 mijë personash të papunë, që përfituan nga 2018 deri në 2020 560 euro në muaj. Synimi ishte nxitja e të papunëve për t’u punësuar në mënyrë të përhershme, por eksperimenti dështoi me sukses dhe Finlanda hoqi dorë nga aplikimi i pagës minimale për të papunët.