Së paku 14 njerëz kanë vdekur nga një sulm vetëvrasës në qytetin Maru. Sulmi ka ndodhur vetëm tri ditë pas sulmit të dyfishtë që dyshohet se e ka kryer Boko Haram. “Fjala është për sulm vetëvrasës që e ka kryer një grua”, ka thënë një zyrtar lokal që ka qenë në vendin e sulmit “Deri tash kemi identifikuar 14 të vdekur, ndërsa në mesin e tyre edhe vetëvrasësi”, ka thënë ai ndërsa transmeton Reuters. Më shumë se 50 njerëz janë vrarë të mërkurën në Kamerun dhe në Nigeri nga sulmet që dyshohet se i kanë bërë grupet islamiste Boko Haram. Në luftën e organizatës Boko Haram që kur e ka shpallur Kalifatin islamik kanë vdekur së paku 15 njerëz që nga viti 2009 ndërsa rreth 1.5 milionë njerëz janë detyruar që t’i lëshojnë shtëpitë e tyre në Nigeri.