Një ditë para takimit në Bruksel, Putini dekoron Aleksandër Vuçiçin

481
Sigal

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka nënshkruar sot dekretin për ta dekoruar me urdhrin e Shën Aleksandër Nevskit, presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, bënë të ditur faqja zyrtare e Kremlinit, njofton Tanjug.

“Aleksandar Vuçiç shpërblehet për kontributin e tij të madh personal në bashkëpunimin shumëpalësh me Federatën Ruse”, thuhet ndër të tjera në këtë faqe.

Vlen të theksohet se kjo dekoratë ndaj presidentit serb ka ardhur vetëm një ditë para se në Bruksel të bëhet takimi mes dy presidentëve, atij të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.