Nikoliç: Nuk vemë Europën para Kosovë

483
Presidenti serb, Tomislav Nikoliç, në një intervistë për “FoNet” ka folur edhe për atë që ai e quan “problem i Kosovës”.
Ai ka thënë se beteja e Serbisë për Kosovën do të zgjasë shumë kohë, por ai kujtoi se ata nuk e kanë njohur kurrë shkëputjen e Kosovës nga territori i tyre.
“Nëse në fund të kapitulli 35 kuptohet se Serbia pranon Pavarësinë e Kosovës, ne nuk do ta bëjmë kurrë”, tha Nikoliç, duke vendosur “problemin e Kosovës” para Evropës.
Ai më pas shtoi se ende nuk e sheh se si BE-ja do ta pranojë Serbinë si anëtare të BE-së, dhe nuk do ta njohë Pavarësinë e Kosovës.
Sigal