VIDEO/ Xheloz për punonjësen, momenti kur shqiptari godet me thikë pronarin e marketit në Gjermani

489
Sigal

Një shqiptar ka sulmuar me thikë pronarin e një marketi në Gjermani.

Revista gjermane Express ka publikuar një video të marrë nga kamerat e sigurisë së biznesit, ku shihet një burrë i cili sulmon pronarin e marketit në Këln.

Raportohet se i lënduar mbeti 53-vjeçari Ihsan Ergin. Ai është shprehur për mediat se për pak humbi jetën pa asnjë arsye, ndërsa akuzon policinë se nuk ka bërë mjaftueshëm për të kapur autorin.

agresori është një shqiptar rreth të 30-ave. Sa i përket motiveve të krimit, pronari i biznesit ka treguar se mund të ketë ndodhur për arsye xhelozie.

Shqiptari dukej se pëlqente një punonjëse të marketit, por ai kishte dyshime se pronari kishte lidhje me të.

Nga ana tjetër, Ergin i mohon këto pretendime duke shtuar se pasi u plagos, ai e ka pushuar punonjësen.

Autori vijon të jetë në arrati.