Nga e diela, mbajtja e maskave në publik bëhet e detyrueshme!

361
Sigal

Në Lombardi që të lejohesh të qarkullosh, do të duhet të mbash vendosur me patjetër maskën, ose diçka për të mbrojtur hundën dhe gojën.

Kjo parashikohet në rregulloren e re të guvernatorit të Lombardisë, Attilio Fontana, që hyn në fuqi nesër.

Data e nisjes së fazës së rikthimit në normalitet parashikohet të nisë pas Pashkëve, por vetëm nëse do të ketë një rënie të dukshme të numrit të të prekurve.

“Por duhet që të bashkëjetojmë me virusin dhe distancimin social derisa të bëhet gati vaksina” ka deklaruar zëvëndësministri i Shëndetësisë Pierpaolo Sileri, në një komunikim në rrjetet sociale.

Duhet të investojmë në edukim, të mësohemi me përdorimin e maskave që po vijnë. Do na duhen  miliona.

Derisa të jetë e gatshme për përdorim një vaksinë është hipoteza që mund të verifikohen ‘fole’ infektimi të reja, por që me siguri do të jenë më të kontrollueshme” përmbyll ai, raporton ANSA.