New York, ambulancat e bllokuara nga bora, qytetarët i shtyjnë në mes të furtunës

443
Washingtoni dhe New York-u në gjunjë nga koha e keqe, ku dwbora ka arritur 56 centimetra. Pjesa lindore e SHBA-ve po përballen me stuhinë “Jonas”, e quajtur ndryshe edhe “stuhia-përbindësh”.
Sigal

Dymbëdhjetë shtete të përfshira, me një total prej 85 milionë njerëzve. 19 persona të vdekur, ndërsa njerëzit janë dyndur në supermarkete për të blerë ushqime rezervë.

Dëbora në rrugë ka bërë që gjithçka të vështirësohet, sic e tregojnë dhe këto foto të publikuara në Tëitter. Ambulancat e bllokuara arritën të lëvizin vetëm me ndihmën e qytetarëve, të cilët sfiduan stuhinë për të shtyrë mjetet në vështirësi.