Nesër do të lexoni/ Dështimi i Obamës në politikën e jashtme, Trump dhe largimi i Hoyt Brian Yee

496
Mike Gonzales, anëtar i nivelit të lartë në Fondacionin ‘Carnegie’, në shkrimin e botuar në revistën “National Interest” ka pohuar: “se ka disa shenja shprese që administrata Trump do të ndjekë objektiva më tradicionalë të sigurisë kombëtare dhe do të ndalojë së kërcënuari aleatët e saj konservatorë në vendet e ndryshme të botës”. (Shënim: në këtë shkrim bëhet fjalë edhe për dorëheqjen e Brian Hoyt Yee, ish-zëvendës ndihmës i Sekretarit të Shtetit në Zyrën Evropiane të Departamentit të Shtetit, i cili për shkak të boshllëkut në Departamentin e Shtetit, ka mbajtur qëndrime që janë konsideruar nga disa drejues në vendet e Ballkanit të njëanshme për partitë konservatore të këtyre vendeve. Zoti Yee ka qenë disa herë edhe në Shqipëri dhe ka pasur një rol shumë aktiv gjatë arritjes së marrëveshjes së 18 majit 2017 mes Ramës e Bashës.)
Politika e jashtme e Presidentit Obama ishte qartas në favor të marrëveshjeve me vende të konsideruara armike si Irani e Kuba, duke braktisur ndërkohë disidentët e atjeshëm e gjetiu. Nën rrogoz, marka tregtare e administratës së tij ishte promovimi i projekteve progresive për interesa të miqve të tij, të cilat i paraqitte si prioritete të reja të sigurisë kombëtare dhe kërcënimi “i kundërshtarëve të hidhur” që i bënë rezistencë projekteve të tij, madje edhe kur ata ishin aleatë më të cilët kishte nënshkruar marrëveshje. Pas zgjedhjes së Presidentit Trump pati shumë shpresë se të gjitha këto do të ndryshonin, dhe në të vërtetë kjo ka ndodhur në mënyrë spektakolare në pjesën e parë. Trump ka kërkuar që Kongresi të bëjë ndryshime të thella në marrëveshjen bërthamore që paraardhësi i tij kishte bërë me mullahët në pushtet në Iran ose ai është zotuar se do shfuqizojë atë. Trump gjithashtu ka vendosur kufizime në shkëmbimet me diktatorët komunistë të Kubës. Disidentët në Kubë dhe Iran përsëri kanë filluar të ndjejnë se kanë mbështetjen e Uashingtonit. Kurse nga Koreja e Veriut, deri në Venezuelë e Siri, lehtësimet që kishte bërë Obama kanë marrë fund. Si po shkon pjesa e dytë?…


Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Telegraf”
Sigal