Nëndrejtori i FBI-së do të largohet nga detyra

293
Nëndrejtori i FBI-së Andrew McCabe, që ka qenë në qendër të kritikave të Presidentit Donald Trump dhe republikanëve të Kongresit gjatë vitit të kaluar, ka në plan të dalë në pension në 2018-ën sipas “The Washington Post”.
49 vjeçari McCabe ka qenë drejtor në detyrë i FBI-së pasi zoti Trump shkarkoi ish-drejtorin, James Comey në maj. Sipas gazetës, zoti McCabe ka në plan të largohet nga detyra, sapo të plotësojë vitet e punës që ia bëjnë të mundur të marrë pension të plotë në mars.
Pak pasi u botua artikulli, Presidenti Trump që po kalon pushimet e dimrit në Florida, tha: “Nëndrejtori i FBI-së Andrew McCabe po nxiton që të dalë ne pension me përfitime të plota. Edhe 90 ditë të tjera?!!!”
Zoti McCabe është kritikuar nga republikanët për shkak të hetimit të FBI-së për çështjen e emaileve të ish-kandidates demokrate për Presidente Hillary Clintons si edhe të bashkëpunimit të mundshëm mes fushatës së zotit Trump në vitin 2016 dhe Rusisë.