‘Nëna e të gjitha bombave’, banorët tregojnë tmerrin: Dukej sikur u shemb qielli, toka po dridhej

444
Pak ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës lëshuan bombën e fuqishme jo nukleare kundër ISIS në Afganistan e ashtuquajtur si ‘nëna e të gjitha bombave’ banorët e dhjetëra fshatrave përreth kanë treguar tmerrin që kanë përjetuar si pasojë e shpërthimit të fuqishëm.
Të ndodhur disa kilometra larg nga vendi që u godit, banorët thonë se u ndjenë sikur u shemb qielli, teksa panë një flakë të madhe zjarri dhe toka po dridhej.

“Isha duke fjetur kur dëgjuam një shpërthim të fuqishëm. Ishte një shpërthim shurdhues. Dukej sikur po shembej qielli”- thotë Shah Ëali, 46 vjeç, i cilit jeton 9 milje larg nga Nangarhar.

“Kur dola nga shtëpia, pashë një zjarr të madh dhe e gjithë zona ishte djegur”- tregon një tjetër qytetar për mediat ndërkombëtare.
Ndërkohë Mohammad Hakim i cili jeton në Achin shprehet i lumtur për sulmet e SHBA-së ndaj militantëve të ISIS.

“Ne jemi shumë të lumtur për sulmin. Këto bomba duhet të përdoren në të ardhmen për të çrrënjosur ISIS”- thotë ai.

Autoritetet kanë konfirmuar se nga sulmi me bombën me peshë 10 ton i ushtrisë amerikane në Afganistan, janë vrarë 92 militantë të ISIS.
Sigal