“Nëna” e frutave ha vetëm një lloj ushqimi në 27 vite

449
Sigal

Shumë njerëz thonë se nuk mund të bëhen kurrë plotësisht vegan, zgjedhja e stilit të jetesës që heq totalisht nga dieta ushqimore të produkteve shtazore.

Por, një grua në Queensland, ka shkuar një hap më tej pasi në 27 vitet e fundit nuk ka hëngër asnjë ushqim tjetër përveç frutave.

Anne Osborne ushqehet vetëm në fruta të papërpunuara.

Nëna e dy fëmijëve u bë vegane mbi 20 vite më parë, pasi zbuloi se nuk mund të hante mish, vezë apo produkte të qumështit për arsye etike, raportoi Courier Mail.

Banane, papaja, mango dhe avokado janë vetëm disa nga të preferuarat e saj.

Zonja Osborne, e cila është me origjinë nga Britania e Madhe, ha rreth 10 copë fruta në ditë dhe ushqehet me rreth 20 banane në javë.

Zonja Osborne pretendon se zgjedhjet e saj ekstreme nuk kanë pasur ndonjë ndikim negativ në shëndetin e saj.

Në fakt, ajo është plot energji, me peshë normale dhe ka nivele të mira të kolesterolit.

Përveç kësaj, ajo beson se dieta është më e mirë për mjedisin.

Megjithatë ajo e pranon se dieta e një frutore nuk është për të gjithë. Ajo gjithashtu paralajmëron kundër një kalimit të papritur nga një dietë normale në një dietë frutash.

Zonja ka rritur dy djem me të njëjtën dietë, duke i ushqyer vetëm me qumështin e gjirit, arra dhe fara, përveç frutave.