Neki Babamusta, dëshmitar i ngjarjeve të strehimit të hebrejve në Kavajë

2122
Pas tre muajsh u bënë përgatitjet për ta nisur familjen izraelite në Itali nëpërmjet fshatit Spille. Në fshatin Spille, në Rreth-Greth dhe Patk-Milot, fisi Babamusta kishte toka, prona dhe bagëti. Fshati Spille ishte një port i vogël, ku fisi Babamusta (babi im Beqiri bashkë me mikun e tij Ramazan Cani) bënte tregti me Italinë dhe Francën. Djali i xhaxhait, Mehmet Babamusta (Dëshmor i Kombit) përgatiti posaçërisht për familjen 4 pasaporta shqiptare, në bashkëpunim me përmbaruesin e tij Mihal Lekatarin (Mësues i Merituar). Në këtë kohë Mehmet Babamusta punonte në Gjykatën e Kavajës, si sekretar gjyqi, ndërsa Mihal Lekatari punonte tek Gjykata e Kavajës si përmbarues. 
Babai im Beqiri bashkë me nipin e tij, Qamil Babamusta e nisën familjen hebre, (veshur si fshatarë për të mos u dalluar), në fshatin Patk-Milot të Kavajës, (afër fshatit Spille), tek miqtë e Babamustëve, Sel dhe Dyl Zyba (atë e bir). Fisi Babamusta me familjen patrioke dhe të persekutuar Selë dhe Dyl Zyba ka patur lidhje miqësore tradicionale. Fisi Babamusta i besoi familjes Zyba, pritjen dhe shoqërimin e Ismail Qemalit për në Vlorë me 26 nëntor 1912, shoqëruar nga forcat kryengritëse të patriotëve Bajram Xhani dhe Ramazan Canit (miqtë e fisit Babamusta). Po kësaj familje të nderuar Zyba i besuam pritjen dhe përcjelljen e familjes Izraelite. 
[Foto 17: Ramazan Cani, gjyshi i Suzana Cani-Babamusta, Komandant i Çetës së Elbasanit dhe Peqinit, Dëshmor i Rilindjes Kombëtare, Mësues i Popullit. Foto e vitit 1908, marrë nga libri “Historia e Peqinit” me autor Genc Gripshi, 2014]
Për sigurimin e udhëtimit të familjes izraelite nga Kavaja në Patk-Milot, Beqir Babamusta thirri për ndihmë mikun e tij besnik, Spirro Pello, manaxher i pasurisë dhe i bagëtive të fisit Babamusta, në pyllin e madh të Rreth – Grethit dhe Spillesë. Spirro Pello nga Rreth – Grethi, i doli para për siguri Beqir dhe Qamil Babamustës dhe familjes izraelite që në fshatin Kryevidh (45 minuta para fshatit Patk-Milot), për t’i shoqëruar dhe dërguar në vendqëndrimin e dytë në Patk-Milot tek familja e Selë dhe Dyl Zyba. Udhëtimi nga Kavaja deri në Patk-Milot u krye me dy motorra treçikël. 
Familja izraelite u strehua tek shtëpia e miqve Selë dhe Dyl Zyba për një javë. Ndërsa, burri izraelit duke qenë mekanik i zoti, me fleta llamarine dhe me binarë përgatiti një varkë, me ndihmën e familjes Zyba (Selë dhe Dyl) dhe të Spirro Pellos. Varka u ndërtua në pyllin e Spillesë (pronë e Babamustave), në afërsi të detit Adriatik. Familja izraelite do të dërgohej për në strehim të përkohshëm në Bari të Italisë, tek një familje italiane, miqtë tanë. Me këtë familje italiane, Beqir Babamusta ruante miqësinë e hershme për lidhje tregtare. Miku Italian në atë kohë ishte edhe Menaxher për tregtinë Itali-Shqipëri.
Dëshmia e Qamil Babamustës
Familjes izraelite iu dha si shoqërues për në Itali, Qamil Babamusta (djali i vëllait të babait tim, shofer, mekanik), për të siguruar mbërritjen e familjes izraelite në Bari. Qamil Babamusta, ishte 35 vjeç dhe fliste shumë mirë italisht. Sipas dëshmisë së Qamil Babamustës dhënë xhaxhait të tij, Beqir Babamusta (që m’i ka thënë mua babai im, Beqiri, si dhe Dyl Zyba dhe Spirro Pello): 
“Bashkë me xhaxhanë, Beqirin dhe familjen izraelite në dy motora treçikël u nisëm nga Kavaja për në Patk-Milot tek miqtë tanë Sel dhe Dyl Zyba. Në Kryevidh na priti Spirro Pello dhe na shoqëroi deri në Patk-Milot. Pas një jave, ndërtuam varkën me motor në pyllin e Spillesë, pronë e fisit Babamusta. Unë mora burrë e grua dhe dy fëmijët në varkë, dhe i shoqërova për në Bari të Italisë, tek miqtë tanë italianë. Pasi sigurova kalimin në Itali u ktheva në Kavajë i gëzuar dhe i dhashë lajmin xhaxhait tim, Beqirit që amanetin e kreva. Familjen izraelite e çova shëndoshë e mirë në Bari të Italisë”. 
Më vonë, kur unë isha mësues në vitin 1956-57 në Rreth – Greth, historinë e familjes izraelite dhe të Ismail Qemalit m’i kanë treguar edhe vetë Spirro Pello (në atë kohë ishte 80 vjeç) edhe Dyl Zyba (i ati i tij kishte vdekur), që ishte mbi 70-vjeç. Këto ngjarje m’i tregonin tek shtëpia e tyre në Rreth – Greth dhe në Patk-Milot, ku më mbanin si fëmijën e tyre.
[Foto 18: Mësuesi Neki Babamusta me kolektivin e shkollës në Rreth Greth në vitin 1957, rrjeshti i 2-të, i dyti djathtas]
[Foto 19: Neki Babamusta (në mes me kostum të zi), vetëm 16 vjeç, mësues në vitin e parë, me nxënësit e tij në Rrogozhinë, Kavajë, me 30 janar 1953]
Si shpëtuan 178 izraelitët e parë 
Në tetor 1943 erdhën në Kavajë nga Vlora 178 izraelitët e parë (grupe-grupe), për t’i shpëtuar përndjekjes së Gestapos gjermane. Ndërkohë në Francë, Itali, Spanjë dhe shtete të tjera të Europës izraelitët po persekutoheshin nga Gestapoja e Hitlerit. Shqipëria si popull human hapi dyert për të mbrojtur hebrejtë nga ndjekja naziste. Vatrat shqiptare u bënë vendstrehimi i sigurtë për familjet izraelite, duke i dhënë besën për t’i shpëtuar. Në Shqipëri asnjë izraelit nuk ka humbur jetën dhe nuk i është dorëzuar Gestapos gjermane. Në Kavajë, ish-sekretari i gjyqit, Mehmet Babamusta (Dëshmor i Kombit), në bashkëpunim me vëllanë e tij, Isuf Babamusta (punonjës në Gjykatën e Qytetit Kavajë) dhe Mihal Lekatari (Mësues i Merituar), përmbarues i dokumentave në Gjykatën e Kavajës – arritën të pajisin me pasaporta shqiptare në fazën e parë 178 hebrej. Pasi u strehuan në familjet kavajase dhe si u pajisën me dokumenta izraelitët kaluan një pjesë në Tiranë-Shkodër-Kosovë, një pjesë në Durrës dhe një pjesë tjetër në Spille të Kavajës për të kaluar në Itali, Europë dhe Amerikë. 
[Foto 20: Fatime Babamusta, vajza e Mehmet Babamuta Dëshmor i Kombit, (rrjeshti 1, e para majtas) me Merushe Babamusta-Tufina, motra e Nekiut, (rrjeshti i 2-të, e dyta majtas). Dalë më 1947 tek shkolla “Mehmet Babamusta” në Kavajë]
Ardhja e familjeve izaelite në Kavajë u mundësua me porosi të dy vëllezërve nga Mehmet dhe Isuf Babamusta, me koordinim veprimesh të përbashkëta me tre nipat e Beqir Babamustës: dy vëllezërit në Kavajë – Halit dhe Ragip Babamusta, dhe nipi tjetër në Tiranë, Ibrahim Babamusta. Ibrahim Babamusta punonte si inspektor në Ministrinë e Arsimit në Tiranë. Ibrahimi bashkëpunonte me Ministrin e Ekonomisë të Shqipërisë, Ethem Cara. Të dy ishin shokë të ngushtë kur ishin studentë në Vienë në vitin 1920. 
Ibrahimi studionte në Vienë për matematikë dhe më vonë u bë themelues i shkencave ekzante për Shqipërinë (dekoruar me medalje artë të Franc Ferdinantit në Austri). Ndërsa Et’hemi studionte për ekonomi dhe fitoi titullin doktor i shkencave ekonomike. Në kohën e pushtimit nazist, Ethem Cara shpëtoi thesarin e shtetit, duke rrezikuar familjen e tij përpara Gestapos (Arkiva e Shtetit). 
Ibrahim Babamusta dhe Ministri Ethem Cara, nëpërmjet kanaleve të brendshme, merrnin njoftim në Vlorë për lëvizjen e izraelitëve. Qëllimi i tyre ishte të sillnin për strehim familjet izraelite nga Vlora në Kavajë. Dy vëllezërit Haliti (llogaritar) dhe Ragip Babamusta (rrobaqepës) koordinonin veprimet e tyre për të sjellë hebrenjtë nga Vlora në Kavajë me Ibrahim Babamustën dhe Ministrin e Ekonomisë Ethem Cara. Informacione për lëvizjen e izraelitëve vinin edhe nga familja vlonjate e gruas së Halitit, Hamide Babamusta. 
[Foto 21: Ibrahim Babamusta, Mësues i Popullit, i persekutuar politik, Tiranë]
Mehmet Babamusta, sapo merrte lajmin e mbërritjes së familjeve izraelite në Kavajë Ibrahimi, Ethemi, Haliti dhe Ragipi, bashkë më vëllanë e tij, Isuf Babamusta, fillonte punën në mënyrë të fshehtë për plotësimin e pasaportave shqiptare për familjet hebre dhe për strehimin e tyre. Mehmet Babamusta, si sekretar i Gjykatës së Qytetit Kavajë i bënte fshehurazi pasaportat për izraelitët me emra dhe identitete shqiptare, duke punuar natën që të mos diktohej për këto veprime. Për sigurimin e strehimit të familjeve izraelite në Kavajë, Mehmeti, merrte ndihmë të madhe nga vëllai i tij me ndenja humaniste, Isuf Babamusta, i cili bashkëpunonte me kushërinjtë e tjerë. 
Halit dhe Regip Babamusta, Mehmet dhe Isuf Babamusta si dhe Mihal Lekatari binin në kontakt me familje bujare dhe të besës në Kavajë, për t’i gjetur strehim të përkohshëm. Për të mos rënë në sy tek gjermanët, përgatitja e pasaportave bëhej pjesë-pjesë. Më pas, familjet i kalonin në qytetete të tjera të Shqipërisë ose jashtë vendit në Europë dhe Amerikë. 
Këto ngjarje m’i ka treguar nëna ime, Rabihane dhe vëllai im i madh Qemali, si dhe kushërinjtë e mi Ragip, Ibrahim dhe Qamil Babamusta, të cilët i bashkë rendonin veprimet me njëri-tjetrin për të sjellur në Kavajë dhe shpëtuar familjet izraelite. Njëkohësisht, Mihal Lajkatari , miku im, kolegu dhe drejtori i shkollës sime të gjimnazit më tregonte se si pajisën izraelitët me pasaporta bashkë me Mehmetin, për t’i shpëtuar nga ndjekja naziste. 
[Foto 22: Qemal Babamusta, (1928-2012), vëllai i Nekiut. Qemal Babamusta, ish-partizan në Çetën e Pezës, vitit 1944, me shërbim pranë oficerave të shtabit Anglez. Shtabi Anglez bashkëvepronte me Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Shqipërisë për çlirimin e vendit nga nazistët gjerman. Qemal Babamusta bashkë me të atin e tij Beqirin, bashkëvepronin me kushërinjtë e tyre Mehmet Babamusta, (Dëshmor i Kombit, ish-anëtar i Frontit të Rezistencës dhe kushëriri i afërt i Mustafa Gjinishit, që u vra nga diktatura si bashkëpunëtor me anglezët). Po ashtu bashkëpunonte me kushëririn e afërt, (djalin e xhaxhait) Ibrahim Babamusta, i persekutuar politik. Qemal Babamusta, familja dhe fisi i tij u persekutuan nga komunizmi.] 
Mehmet Babamusta, Isuf Babamusta dhe Mihal Lekatari, pasi i pajisën me pasaporta shqiptare 178 hebrenjtë organizuan kalimin e tyre për në Europë dhe Amerikë. Familjet izraelite ato i shoqëronin me njerëz besnikë për t’i treguar rrugëkalimet, të ndarë në grupe të vogla, në kohë të ndryshme, për të siguruar kalimin pa rrezik. Po kështu u veprua edhe me qindra hebrenj të tjerë që erdhën në periudhat e tjera pas tetorit 1943 të kalimit të hebrenjve nëpërmjet Kavajës. 
Përveç pajisjes me pasaporta dhe gjetje strehimi, Mehmet Babamusta ka mbajtur hebre. Po ashtu edhe Mihal Lekatari ka strehuar 5 hebrej (Konforti) në shtëpinë e tyre dhe është nderuar nga instituti Yad Vashem në vitin 1992 në Israel. Në Kavajë në shtëpinë e Mehmet dhe Fitnete Babamusta dhe vajza Fatime Babamusta janë strehuar disa hebrej. Vajza e Mehmetit, Fatime kujton dy raste. Rasti i parë: babai hebre me emër David, vajza e tij me emër Adela (4 anëtarë: David, gruaja e tij, vajza Adele (1-2 vjeç) në atë kohë dhe motra e Davidit). Ato erdhën nga Kosova në Kavajë. Rasti i dytë: Familja e Mehmet Babamustës strehoi dhe një vajzë hebreje, të cilën ekstremistët në atë kohë kërkonin ta rrëmbenin; ajo u strehua te shtëpia e Mehmetit, ndërsa babai i saj, rrobaqepës u strehua në një familje tjetër në Kavajë. Mehmet Babamusta ka rënë dëshmor në Luftën Nacional Çlirimtare më 18 tetor 1944. 
Shqipëria, është i vetmi vend në botë që ka patur brenda kufijve të saj më shumë hebrej pas Luftës së Dytë Botërore sesa para fillimit të luftës, ndërkohë kur në shtetet e tjera izraelitët humbën jetën. Ky humanizëm i popullit shqiptar na bën që të ndjehemi tepër krenar përpara gjithë botës së qytetëruar. 
Nga fundi i nëntorit të vitit 1944, forcat pushtuese gjermane, u larguan nga Shqipëria të shpartalluara. Edhe pas çlirimit të Shqipërisë qindra familje izraelite, qëndruan në Shqipëri për një kohë të gjatë, sepse vendin tonë, të mbijetuarit hebrej, e vlerësonin me zemër, atdheun e tyre të dytë. 
Në vitin 1969, në shkollën “Fiqiri Kurti”, kisha një kolege inteligjente izraelite, Terezina Levi, mësuese e apasionuar. Terezina gëzonte respektin e të gjithë kolektivit arsimor. Bashkëshorti i saj izraelit, punonte rrobaqepës në Kavajë. Kishin dy fëmijë të talentuar, të cilët ishin nxënësit e mi. 
Nga mesi i vite 1970-të, familja Levi u largua për në Izrael. Fëmijët tyre, si qindra fëmijë të tjerë hebrej që lindën në Shqipëri, u rritën me qumështin e ëmbël të nënës iliriane. 
Familjet hebreje morën me vete testamentin e miqësisë hyjnore, e perjetësuar në analet e historisë botërore. Kjo miqësi shqiptaro-izraelite bazohet në tolerancën fetare dhe mirkuptimin reciprok, në shërbim të paqes mes popujve. 


[Foto 24: Profesor Neki Babamusta, Mësues i Merituar] 
[Foto 25: Neki Babamusta, 26 vjec, mësues në gjimnazin “Aleksander Moisiu,” Kavajë;


Foto 26: Nekiu, mësues dhe student me korrespondencë në shkollen pedagogjike Tiranë 
në vitin e katërt, dale me kolegët, Neki Babamusta (rrjeshti i parë majtas me kapele), Zybete Cerma, Vasilika Rrumbullakt, etj. (7.1.1953)]
Profesor Neki Babamusta, Dëshmitar i ngjarjeve të tetorit 1943 të strehimit të hebrenjve në Kavajë, Shqipëri 
Djali i Beqir dhe Rabihane Babamusta 
Historiku i familjes Babamusta 
Që nga viti 1800 fisi Babamusta merej me tregti brenda dhe jashtë vendit, si Itali dhe Francë. Nëpërmjet portit të vogël Spille (Kalaja Vilë-Bashtovë), në Kavajë, dërgonin bereqet, kuaj të egër, buaj, lesh, vaj, mish dhe prodhime bujqësore ku me varka të vogla i nisin mallrat nga bregu i portit Spille për 500 metra, ku më pas i ngarkonin në një anije të madhe tregtare italiane. Po ashtu, fisi Babamusta bënte tregti brenda Shqipërisë në Tiranë, Durrës dhe Elbasan me prodhime bujqësore dhe blektorale që i prodhonin vetë në tokat që zotëronin në Shqipërinë e Mesme, ku kishin magazina dhe dyqane. 
Familja Babamusta dhe Cani kanë qenë mbështetëse të lëvizjes patriotike kombëtare për liri, pavarësi dhe ishin baza të Luftës Nacional Çlirimtare (1940-45) me çeta kryengritëse dhe luftëtare. 
Fisi Babamusta përmendet historikisht dhe është i njohur për patriotizëm dhe humanizëm në shkallë ndërkombëtare. Njihet për mikpritje dhe bashkëpunim me autoritete të dëgjuara kombëtare si: Ismail Qemali (Babai i Kombit Shqiptar, themelues i pavarësisë dhe shtetit shqiptar), Avdi Bej Toptani (Patriot i Rilindjes), Ramazan Cani (Patriot i Rilindjes, Mësues i Popullit), Avni Rustemi (figurë e lartë patriotike kundër feudalizmit, bashkëpunëtor me patriotin Ramazan Cani), Aqif Pashë Elbasani (Patriot i Rilindjes, bashkëpunëtori kryesor me Ismail Qemalin për shpalljen e Pavarësisë dhe me patriotin e Rilindjes Ramazan Cani), Ibrahim Bej Biçaku (Patriot i Rilindjes), Vëllezërit patriot Myslim dhe Shyqyri Peza (luftëtarë për liri dhe pavarësi kombëtare), Mustafa Gjinishi (figurë kryesore e rezistencës anti-komuniste), vëllezërit Bajram dhe Qamil Xhani (patriotë të lirisë për çështje kombëtare kundër komunizmit), Bajram Curri (luftëtar i madh i kombit kundër pushtuesve turq-serb, bashkëpunëtor me Ramazan Cani), etj. 
[Foto 27: Martesa e Neki dhe Suzana Babamustës më 15 shtator 1974. Suzana Cani-Babamusta me vëllezërit e saj dhe prindërit; (nga majtas-djathtas) Naimi Vathi, Kastrioti (babai i Suzanës, i biri i Ramazan Canit), Suzana, Fatime (e ëma) dhe Enver Cani. 


Foto 28: Nekiu me motrat e tij, (nga majtas-djathas) Merushe Babamusta-Tufina, Suzana dhe Neki Babamusta, dhe Bukurije Babamusta-Veizi]
Po ashtu për 100 vite kanë mbajtur lidhje bashkëpunimi midis kombeve Shqipëri-Amerikë-Angli, që fillon pas viteve 1920 dhe veçanërisht u forcuan në vitet e Luftës së II Botërore (1940-45) nëpërmjet organizatës anti-komuniste Fronti i Rezistencës, drejtuar nga Hamdi Frashëri (kryetar), Dill Cani (nënkryetar), dhe Kastriot Cani (ish-adjutanti i Mustafa Gjinishit, i persekutuar politik), Cen Kruja (i persektuar), etj. 
[Foto 29: Kastriot Cani me motrën e tij, Tuje Cani, duke vizituar varrin e babait të tyre, Ramazan Cani, në Varrezat e Dëshmorëve në Elbasan më shtator 1987. Kastriot Cani ish-anëtar i organizatës së fshehtë anti-komuniste “Fronti i Rezistencës”, viti 1944-46, për rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, në bashkëveprim me inteligjencën anglo-amerikane. Kastriot Cani ishte Veteran i luftës Çlirimtare të Shqipërisë (1941-45), me pseudonimin “Furtuna”, roje e Mustafa Gjinishit (Drejtues i Lëvizjes Çlirimtare, vrarë nga Diktatura komuniste që ishte në shërbim të anglesëve), gjithashtu bashkëvepronte me kushërinin Dill Canin, ish-Nënkryetar i Frontit të Rezistencës, dënuar nga diktatura me burgim të përjetshëm (101 vjet). Pas çlirimit të vendit, ai, familja e tij dhe të afërmit u persekutuan nga diktatura komuniste. Për veprën e tij të nderuar Kongresi Amerikan në vitin 2004 e nderoi me dekorimin e lartë për paqe dhe demokraci. Senatorët e Kongresin Amerikan në kujtim të tij mbajtën një minutë heshtje me 2 gusht 2004 në Senat, Washington DC.]
Në vatrën Babamusta në Kavajë janë mirëpritur personalitete diplomatike dhe ushtarake, amerikane dhe europiane. Kongresi Amerikan ka vlerësuar dhe dekoruar fisin Babamusta për demokraci, paqe, humanizëm dhe miqësi me Amerikën. Me 22 korrik 2003 Senatori Amerikan Tom Harkin falenderoi dhe dalloi Ermira Babamustën para Presidentit Amerikan, gjatë seancës së Kongresit, për kontributin e saj në demokracinë e kombit amerikan dhe vlerësoi lart punën e saj në Senatin Amerikan (Congressional Record, 108th Congress, 2003, p. 18914).
[Foto 30: Familja Babamusta me të nderuarin Senatorin Tom Harkin, tek zyra e tij në Washington DC në verë 2003. Në foto, Suzana, Ermira, Senatori Tom Harkin, dhe Neki]
Në 2 gusht 2004 nga Kongresmeni Mark Kennedy u nderuan: (1) Heroi Popullor Kastriot Cani , si dhe familja e tij, si bashkëpunëtor me Amerikën për vendosjen e demokracisë, nëpërmjet Frontit të Rezistencës; (2) Profesor Neki Babamusta, për forcimin e lidhjeve diplomatike Europë-ShBA; dhe (3) në 21 maj 2004, Ermira Babamusta për shërbimet e shkëlqyera ndaj Kongresit Amerikan për Diplomacinë e Amerikës. 
Në 2004, gjatë seancës legjislative të Shtëpisë së Bardhë në Washington DC, Sekretari i Shtetit z. Colin Powell, falenderoi Ermira Babamustën dhe familjen e saj për kontributin që kanë dhënë për Kosovën (Address to the US Congress, 2004). Më 8 mars 2005 Instituti i Paqes Kessel nderoi Ermira Babamustën me titullin “Gruaja Ndërkombëtare e Kurajos”. 
Ditën e Pavarësisë të ShBA-së, më 4 korrik 2013 nga Kryetari i Mazhorancës të Senatit Amerikan, Senatori Harry Reid u nderuan: (1) Neki Babamusta, “Mbrojtës Ndërkombëtar i Demokracisë,” për promovimin ndërkombëtar të demokracisë; dhe (2) Ermira Babamusta, “Gruaja Ndërkombëtare Humanitare,” për punën e saj diplomatike në Amerikë, Kosovë dhe botë. Më 21 qershor 2014 Ermira Babamusta mori Çmimin Humanitar në Paradën Dita e Emigrantit në New York, nga Rrënjët Shqiptare. 
Në nëntor 2014 Ermira Babamusta u nderua nga Shtëpia e Bardhë, me medaljen e artë të Presidentit Obama, për shërbimin kombëtar në ShBA (President’s Service Award).
31. Senatori Harry Reid & Ermira Babamusta, DC (2013); 

 32. Neki & Suzana Babamusta, Londër (2009)
33. Kongresmeni Mark Kennedy & Ermira Babamusta, DC (2004); 

34. Ermira Babamusta gjatë punës në Administratën e Presidentit Obama, Konventa Nacionale Demokratike, (2008)
Sigal