Në prag të takimit Merkel-Tsipras, BE hedh poshtë propozimet e Athinës

466
Teksa kancelarja Gjermane Angela Merkel pritet të takojë kryeminsitrin e Greqisë Aleksis Tsipras, Bashkimi Europian ka hedhur poshtë propozimet e fundit të Athinës mbi cështjen e borxhit grek.
Ka qenë komisioneri i Bashkimit Europian për cështjet ekonomike Pierre Moscovici , i cili ka njoftuar presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, që propozimet e fundit të Greqisë nuk pasqyrojnë bisedimet e fundit me kryeminsitrin grek.Topi tashmë mbetet në duart e Greqisë, ka përfunduar zëdhënësi i Junker.
Ndërkaq sot të Bruksel Merkel dhe Tsipras do të takohen në samitin që mbahet mes liderëve europianë dhe krerët e vendeve të Amerikës Latine.
Qëllimi i të dyja palëve është shmangia e falimentit të greqisë, por athina dhe kreditorët nuk po gjejnë një marrëveshje të pranueshme gjerësisht.
Merkel të hënën paralajmëroi se koha për Greqinë po mbaron, pasi afati I fudnit I shlyerjes së të gjithë borxhit është data 30 qershor. Nga ana tjetër Tsipras në një intervistë për të përditshmen italaine Corriere Della Sera tha se Greqia nuk tërhiqet nga kushtet e saj, duke sqaruar se nuk do të pranojë kurrë shkurtimin e pagave dhe pensioneve.
Tsipras për të dytën herë i quajti kërkesat e Bashkimit Europian absurde. Më 30 qershor Greqia duhet ti paguajë Fondit Monetar Ndërkombëtar 7.2 miliardë euro.
Sigal