“Ne po e vrasim gjarprin nga koka”/ BE ndalon transmetimin e mediave ruse, Borrell: Hapi vendimtar për…

218
Sigal

Bashkimi Evropian ka ndaluar transmetimin e mediave ruse Russia Today dhe Sputnik, sipas kryediplomatit Josep Borrell.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi në Bruksel, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë njoftoi se do të ndalohet transmetimi i dy mediave në përpjekje “për të luftuar” dezinformimin rus.

“Sot ne po ndërmarrim një hap vendimtar për të mbyllur rubinetin për manipulimin e informacionit të rusëve në Evropë, duke ndaluar transmetimin e Russia Today dhe Sputnik në Bashkimin Evropian. Ne po e vrasim gjarprin nga koka,”- tha Borrell.