“Ne nuk duam diktaturë”/ Në Mianmar zhvillohen protestat më të mëdha në dekadë

160
Sigal

Mianmari ka sheh protestat më të mëdha në më shumë se një dekadë, ndërsa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën kundër grushtit të shtetit ushtarak dhe kërkuan lirimin e udhëheqësit të zgjedhur Aung San Suu Kyi.

“Ne nuk duam diktaturë ushtarake. Ne duam demokraci,” brohoritën turmat në qytetin kryesor, Yangon. Mitingje u mbajtën në më shumë se një duzinë në qytete të tjera. Aksesi në internet tani është rikthyer pas një ndërprerjeje ditore. Ushtria nuk e ka komentuar ende kundërshtimin në rritje ndaj grushtit të shtetit të hënën.

Ushtria kapi pushtetin pasi pretendoi, pa prova, se zgjedhjet e nëntorit ishin mashtrim. Sundimtarët shpallën një gjendje të jashtëzakonshme njëvjeçare dhe janë vendosur në kryeqytet, Nay Pyi Daw.

Zonja Suu Kyi dhe drejtuesit e lartë të Partisë së saj Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD), përfshirë Presidentin Win Myint, janë vendosur në arrest shtëpiak.

Protestat e së Dielës në Yangon ishin më të mëdhatë që nga i ashtuquajturi Revolucioni i Shafranit në 2007, kur mijëra murgj të vendit u ngritën kundër regjimit ushtarak.

Turmat marshuan drejt Pagoda Sule në qendër të qytetit ndërsa automjetet e policisë dhe oficerët me veshje për trazira ishin vendosur pranë Universitetit Yangon. Nuk pati raportime të menjëhershme për dhunë.

“Së pari, ne nuk duam t’i kthehemi te sundimi ushtarak. Ne nuk duam të jetojmë me frikë. Së dyti, ne duam që Su të lirohet nga të qenit nën arrest padrejtësisht,” i tha një protestues BBC. “Dhe së treti, ne duam të çrrënjosim sistemin ku ushtarët marrin pozicione administrative civile.”

Një demonstrues tjetër tha: “Kjo protestë nuk është fundi. Ne do të grupohemi … [çdo ditë] derisa të lirohemi nga diktatura.”

Protesta më të vogla u mbajtën gjithashtu në Nay Pyi Daw dhe Mandalay, qyteti i dytë më i madh i vendit. Në Mawlamine, kishte raportime për të shtëna por askush nuk u lëndua.