Në Mbretërinë e Bashkuar mbahet funerali shtetëror për Mbretëreshën Elizabeth II (video)

133
Sigal

Mbretëri e Bashkuar – Në Westminster Abbey është mbajtur funerali shtetëror i Mbretëreshës Elizabeth II.

Në ceremoni kanë marrë pjesë krerë shtetesh nga mbarë bota, anëtarë të familjeve mbretërore dhe figura të shquara.

Arkëmorti i Mbretëreshës mbërriti rreth orës 11:00 me orën lokale dhe më pas nisi ceremonia.

Westminster Abbey është kisha ku Elizabeth II u kurorëzua si Mbretëreshë dhe ku u martua.

Gjatë ceremonisë edhe kryeministrja britanike Lizz Truss lexoi një pjesë nga Ungjilli.

Arkëmorti i Mbretëreshës do të rrugëtojë për herë të fundit nga Londra drejt Kështjellës Windsor.

Në mbrëmje do të bëhet varrimi, me prezencën e familjes.