Diçka nuk ka shkuar siç duhej në një fluturim nga Turqia në Skoci, duke detyruar avionin që të bënte ulje të detyrueshme. Sipas Daily Mail, avioni u detyrua të bëjë një ulje emergjente në Bullgari të dielën mbrëma, pasi një pasagjer në bord, në gjendje të dehur, tentoi që të hapte derën e mjetit të fluturimit. Avioni kishte si destinacion Glasgow dhe ishte plot me turistë që udhëtonin për në shtëpi nga Halicarnassus.
Pasi panë se çfarë po bënte, pasagjerët iu afruan dhe u përpoqën ta ndalonin dhe lajmëruan ekuipazhin. Policia në Sofje më pas hipi në aeroplan dhe e arrestoi atë.
Një zëdhënës i Jet2 tha se “Fluturimi LS124 nga Halicarnassus në Glasgow u devijua për në Aeroportin e Sofjes sepse një pasagjer i dehur tentoi të hapte derën e avionit, më pas policia e arrestoi atë. Pas një vonese të shkurtër, fluturimi vazhdoi për në Glasgow. Ne dëshirojmë t’u kërkojmë falje të gjithë klientëve të prekur për shqetësimin e shkaktuar. Si një linjë ajrore miqësore me familjen, ne kemi zero tolerancë ndaj sjelljeve të tilla të pasagjerëve dhe shëndeti, rehatia dhe mirëqenia e të gjithëve do të jenë gjithmonë prioriteti ynë i parë.”




















