Ndodh çudia/ Gjyqtari ua komunikon vendimin dy shqiptarëve me ‘gogle translate’

791
Sigal

Dy të rinj shqiptarë janë përballur me gjykatën britanike pas kapjes nga policia, nën akuzën e hyrjes ilegale në Mbretërinë e Bashkuar.

Por seanca gjyqësore ndaj tyre, ka qenë ndryshe nga të tjerat, pasi në sallë mungonte një përkthyes në gjuhën shqipe.

Sipas  “bvineës“, gjatë seancës së parë për shqiptarët V.Tafhasaj dhe F.Cenaj, në sallë ka qenë i pranishëm vetëm një përkthyes italian, i cili ka komunikuar me një prej të rinjve që njihte italishten.

Ky i fundit i përkthente shokut të tij se çfarë po diskutohej në sallë, por sërish seanca ishte kthyer në një proces anormal që binte ndesh dhe me protokollin gjyqësor në Britani, pasi masa për të dënuarit s’mund t’i komunikohet të akuzuarve nga vetë ata (shoku i akuzuar, shokut të tij të akuzuar).

Në përfundim të seancës, gjykatësit kanë përdorur “Google Translate” për t’i komunikuar shqiptarëve që do të shtyjnë seancën në pritje të një përkthyesi.

Image