Ndeshja Shqipëri-Serbi, Niçoliç-Vuçiç-it: Mos rreziko në Shqipëri

430
Një ekspert i sigurisë serbe e konsideron risk të madh nëse kryeministri Aleksandar Vuçiç do të vendosë të ndjekë në “Elbasan Arena” ndeshjen Shqipëri-Serbi që luhet në 8 tetor.
“Vuçiç merr përsipër një rrezik të madh duke shkuar në një ndeshje futbolli në Shqipëri. Incidentet janë shumë të jetë e mundura për shkak se energjia e tyre për krijimin e rrëmujës është gjithnjë e mundur”, shprehet Marko Niçoliç.
Eksperti serb përmend edhe Ismail Morinën, personin që ngriti dronin në ndeshjen që u luajt mes dy skuadrave në stadiumin “Partizani” në Beograd, si shembull të këtij rreziku. Prononcimi i tij për Kurir është dhënë para se Morina të binte në pranga në Tiranë për armëmbajtje pa leje.
“Shërbimet tona të sigurisë duhet të bashkëpunojnë me homologët gjermanë, sepse BND është aktualisht shërbimi më i fortë, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Evropën dhe zbulimet e tyre mund të jenë të vlefshme në parandalimin e ngjarjeve të pakëndshme”, shprehet Nikoviç.
Ai sheh si një rrezik potencial edhe grupet e myslimanëve ekstremistë të cilët sipas tij “ i kanë fortesat në Shqipëri dhe Kosovë.
“Ju duhet të keni parasysh faktin se dy fortesat më të mëdha islamike në Evropë janë në Kosovë dhe Shqipëri. Nga Kosova në Siri dolën gati dy mijë persona dhe nga Shqipëria edhe më shumë. Bin Laden është në vitet ‘90 në Shqipëri, ku kishte një kompani ndërtimi me të punësuar tre mijë punëtorë dhe shumë prej tyre janë ende nën ndikimin e islamizmit radikal”, shprehet Nikoviç për gazetën serbe Kurir. 
Sigal