Ndërron jetë patriarku i familjes Rockefeller

491
David Rockefeller, i konsideruar si një ndër emrat më të mëdhenj të financave dhe ekonomisë amerikane të shekullit të 20-të, por edhe një ndër figurat e mveshura me më shumë teori konspirative, vdiq në moshën 101-vjeçare.
Patriarku i dinastisë Rockefeller, ndërroi jetë në banesën e tij në Pocantico Hills të Nju Jorkut. Lajmin e vdekjes së ekonomistit, financierit, biznesmenit dhe filantropistit, Rockfeller e dha zëdhënësi i familjes.
Në deklaratën konfirmuese të vdekjes së tij e të shpërndarë nga “The Rockefeller Foundation”, ai përshkruhet si një ndër figurat me më ndikim në historinë e filantropisë dhe financave të Shteteve të Bashkuara. Besohet se gjatë gjiithë jetës së vet ka dhuruar në formë donacionesh rreth 2 miliardë dollarë. 
David ishte djali më i vogël i John D. Rockefeller Jr. dhe stërnipi i themeluesit të Standart Oil, John D. Rockefeller.
Në vitin 1936 diplomohet në Harvard dhe katër vite më vonë merr doktoraturën për ekonomi në Universitetin e Çikagos. Në vitin 1961 emërohet drejtor ekzekutiv i bankës “Chase Manhattan” dhe tetë vite më vonë bëhet edhe pronar i saj.
U tërhoq nga drejtimi i kësaj banke në vitin 1981, por gjatë periudhës së drejtimit të saj u quajt nga shtypi i asaj kohe dhe në vazhdim si “banka e bankave”.
Ai ka folur shpesh për rëndësine e kapitalizmit amerikan.
“Kapitalizmi amerikan ka sjellë më shumë të mira për më shumë njerëz më shumë se gjithë sistemet e tjera në çdo pjesë dhe çdo kohë të historisë së botës. Problemi është se duhet patur kujdes që ky sistem të jetë sa më efikas dhe sa më i ndershëm që mund të bëhet”, deklaronte ai.
Sigal