Ndërpritet vaksinimi në qytetin britanik / Ja arsyeja

250
Sigal

Qindra doza të vaksinës së Pfizer / BioNtech janë hedhura në Maçlesfield të Britanisë, 26 km në jug të Mançesterit, për shkak të një problemi në ruajtjen e tyre në frigoriferë.

Zyrtarët e qendrës së vaksinave zbuluan se kishte një problem në mirëmbajtjen e vaksinës, e cila kërkon temperatura të ftohjes prej -70 gradë Celsius dhe më pas mbajtjen e tyre nga 2 në 8 gradë në qendrat e vaksinimit deri në pesë ditë, duke i bërë 975 doza të papërdorshme.

Pacientët që prisnin të merrnin vaksinën u njoftuan se do të ri-vaksinoheshin brenda tre javësh. Zyrtarët kërkuan falje dhe anuluan vaksinimet për shkak të një problemi teknik me frigoriferët.

Lexo edhe :  Dy mutacionet e reja të Covid ngjallin panik / Flasin shkencëtarët