Ndahet nga jeta reperi i njohur amerikan

254
Sigal

Reperi i njohur amerikan Malik B ka ndërruar jetë në moshën 47 vjeçare.

Lajmin e hidhur e njoftoi grupi ‘The Roots’ në të cilën bënte pjesë dhe reperi në llogarinë e tyre në Instagram.

‘Jemi me zemër të thyer dhe sy të përlotur që t’ju informojmë me keqardhje për ikjen e vëllait tonë të dashur dhe anëtarit të Roots, Malik Abdul Basit. Mund të mbahet mend për përkushtimin e tij ndaj Islamit, vëllazërimin e tij të dashur dhe inovacionin e tij si një nga MC-të më të talentuar të të gjitha kohërave. Ne kërkojmë që ju të respektoni familjen e tij në kohën tonë të zisë për një humbje kaq të madhe”, shkruhet në postim.

Ndërsa përsa i përket shkakut të vdekjes dhe datës së saktë grupi nuk i ka zbuluar.

Image

Ai lindi në Filadelfia dhe u bashkua me ‘The Roots’ menjëherë pasi shoku i tij reperi Black Thought dhe bateristi Questlove themeluan grupin në fund të viteve 1980 dhe do ishte i vetmi anëtar i përhershëm përveç themeluesve për vitet e ardhshme.

Pasi nuk arritën të tërhiqnin shumë vëmendjen në Filadelfia, grupi u zhvendos në Londër, ku publikuan albumin e tyre të parë.

Image