Nadia Toffa prezantuesja e njohur italiane programin ‘La lene’ ka ndërruar jetë në moshën 40 vjeçare pas një beteje të gjatë me sëmundjen e shekullit kancerin.
Njoftimin e ka dhënë redaksia e emisionit ‘La lene’ në facebook në një postim ku shkruanin:
‘Ju luftuat kokë më kokë, me një buzëqeshje, me dinjitet me tërë forcën tuaj, deri në fund, deri sot ‘.
“Pastaj bëra kimioterapi dhe terapi rrezatimi. Gjithçka dukej mbaruar, por në muajin mars, gjatë një kontrolli, erdhën lajmi i keq. Kanceri ishte kthyer dhe sërish u operova’ .
Që atëherë, “Iena” ka filluar betejën e saj kundër kancerit, me një seri cikle radioterapie dhe kimioterapie
Asgjë nuk dukej se mund ta ndalonte apo ta largonte buzëqeshjen e saj, atë që ajo tregonte çdo herë në postimet shpresëdhënëse, me të cilat i mbante vazhdimisht ndjekësit e saj të azhurnuar, duke u bërë kështu, për shumë njerëz të sëmurë si ajo, një simbol i forcës dhe këmbënguljes.
Postimi i saj i fundit në Instagram daton që nga 1 korriku, përpara se sëmundja të përkeqësohej.