Ndahet nga jeta mamaja e Angela Merkelit

439
Sigal

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka humbur personin më të afërt të saj, mamanë 90-vjeçare. Mediat gjermane shkruajnë se vdekja e Herlind Kasner është konfirmuar nga burime qeveritare.

“Ne kërkojmë që ju të respektoni privatësinë e kancelares dhe familjes së saj”,tha zëdhënësi i agjencisë së lajmeve DPA.

Një grup i vogël familjarësh dhe miqsh do të marrin pjesë në funeralin e Kasnerit, në qytetin verilindor të Gjermanisë, Templin, ku ajo ka jetuar për shumë vite.

Kancelarja gjermane nuk zbulon shumë gjëra për jetën e saj private, megjithatë në një intervistë të vitit 2015 tha se ka gëzuar një marrëdhënie të ngushtë me nënën e saj.

“Ne flasim në telefon rregullisht dhe nuk shihemi mjaftueshëm”, tha Merkel për Süddeutsche Zeitung.

Merkel ka treguar se nëna e saj ishte shumë e dhënë pas lajmeve dhe gazetave, po bisedat mes tyre fokusoheshin përgjithësisht në tema familjare.

Herlind Kasner deri në vitet ’80 ka punuar si mësuese e Anglishtes dhe Latinishtes, ndërsa më vonë është tërhequr nga jeta aktive.

Kasner lindi udhëheqësen e ardhshme botërore në Hamburg në vitin 1954. Vetëm disa javë më vonë u zhvendos në ish-Gjermaninë Lindore me vajzën dhe burrin e saj, Horst Kasner, një pastor që vdiq në 2011.