NATO konfirmon sulmin ndaj një autokolone ushtarake në Kandahar

460
Misioni Mbështetës i NATO-s në Afganistan konfirmoi sot se talebanët kanë sulmuar një autokolonë me trupat paqeruajtës, në jug të Kandaharit.
“Sulmi ka shkaktuar viktima”, njoftoi misioni i NATO-s nëpërmjet një publikimi në Twitter.

Misioni Mbështetës i NATO-s nuk ka kryer ende identifikimin e kombësisë së trupave të sulmuar, përfshirë edhe nëse ata mund të kenë humbur jetën apo të kenë mbetur të plagosur.

Zëdhënësi i talebanëve, Qari Yosuf Ahmadi mori përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës, duke thënë se ai ndodhi pranë bazës ushtarake të forcave speciale, në zonën Shor Andam të rrethit Daman.
Sigal