NASA zbulon rezervuar me ujë të kripur në trupin qiellor Ceres

819
Sigal

Një mision hulumtues që nisi në hapësirë më shumë se një dekadë më parë vazhdon të japë fryte për shkencëtarët në Tokë. Ndërsa filloi si një operacion për të mësuar origjinën e sistemit tonë diellor, ky mision është duke ofruar zbulime të tjera mjaft interesante.

Anija hapësinore Dawn e lëshuar nga NASA në vitin 2007 ende vazhdon të bëjë zbulime.

Këtë java NASA njoftoi se ishte zbuluar një rezervuar me ujë të kripur rreth 40 kilometra nën sipërfaqen e trupit qiellor Ceres, i cili ka madhësinë e një planeti dhe është 4,5 miliardë vite i vjetër, që mbijetoi ditët e hershme të sistemit tonë diellor.

Synimi i misionit të vitit 2007 ishte të studionte një brez asteroidësh midis Marsit dhe Jupiterit. Në vitin 2015, pasi ekzaminoi një asteroid të quajtur Vesta, anija Dawn vizitoi Ceres. Në tetor 2018 anijes ju mbarua lëndja parësore djegëse kështu që NASA e vuri atë në orbitë që të mos përplasej me ndonjë gjë. Aktualisht NASA nuk ka plane për të vizituar Ceres, por Dawn mbetet anija e vetme që sillet në orbitat e dy destinacioneve jashtëtokësore.

Ndërkohë, pas një vizite të sukseshme në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës dhe kthimit në Tokë, SpaceX lëshoi raketën Flacon 9 nga “Cape Canaveral” në Florida që mbante 57 satelitë Starlink.

Satelitët u bashkohen qindra të tjerëve tashmë në orbitë. SpaceX ka në plan të ndërtojë një plejadë gjigande me 12 mijë satelitë për të shpërndarë internet nga hapësira drejt Tokës.

Ndërkohë, këto pamje të marra nga orbita mbi Tokë tregojnë atë që besohet të jetë Qendra Kërkimore Shkencore Bërthamore në Yongbyon pranë lumit Kuryong në Korenë e Veriut.

Fotografitë sugjerojnë se përmbytjet e kohëve të fundit mund të kenë dëmtuar stacionin e pompave të lidhura me objektin kryesor bërthamor. Ekspertët thonë se pamjet tregojnë ndjeshmërinë e zonës ndaj zhvillimeve ekstreme të motit.

Yongbyon ndodhet rreth 100 kilometra në veti të Phenianit, dhe strehë e objekteve që mendohet se përdoren për programin e armëve bërthamore të atij vendi.