NASA planifikon të dërgojë alga dhe baktere në Mars

430
Agjencia amerikane e hapësirës NASA, planifikon të prodhojë oksigjen nga atmosfera e Marsit, kur roboti i ardhshëm në vitin 2020 të arrijë në “planetin e kuq”.

Shkencëtarët do të dërgojnë botën e gjallë mikroskopike, alga ose baktere në kuadër të misionit “Rover”, në përpjekje për të krijuar ajër të përshtatshëm për njerëzit, shkruan gazeta britanike “Independent”. Ata dëshirojnë të ushqejnë mikro-organizmat në Mars, me shpresën se do të emetojnë oksigjen, i cili do të përdorej për frymëmarrje ose si karburant raketor për kthim në Tokë.

Nëse eksperimenti rezulton i suksesshëm, ky do të ishte një hap i rëndësishëm drejt krijimit të kushteve për banim në Mars dhe vendosjen e kolonive njerëzore në të ardhmen.

Në atmosferën e Marsit ka vetëm 0.13% oksigjenit, në krahasim me 21% që është në Tokë.

Gazeta britanike shkruan se SHBA-të po planifikojnë që rreth Marsit të krijojnë një mbrojtje magnetike, ndërsa në vetë planetin e kuq të ndërtojnë një reaktor nuklear.
Sigal